25 Prill 2024

Thaçi bën homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit dhe “Ibrahim Rugoves”

Prishtinë, 27 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, te varri i presidentit Ibrahim Rugova, si dhe ka paralajmëruar se do të bëjë homazhe edhe në Prekaz.

Kreu i shtetit ka thënë se ky është një nderim tradicional shtetëror të cilin e bënë për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për presidentin Rugova, për të gjithë luftëtarët e lirisë, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ishim tek busti i komandantit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti. Tash jemi këtu tek varri i presidentit Rugova, për të nderuar përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës."

"Gjithashtu, do të jemi edhe në Prekaz dhe mundësisht në të gjitha ambientet, hapësirat dhe përkujtimoret që simbolizojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke dëshmuar gjithmonë dhe respektuar lart dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës dhe personalitetet që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë”, u shpreh ai.

Presidenti ka thënë se gjithmonë do të nderojë dhe përkujtojë sakrificën e bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)