28 Mars 2024

Thaçi: Bashkëpunimi me EULEX-in i mirë

Prishtinë, 12 tetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimet e Yvdes de Kermabon gjatë periudhës sa ishte në krye të Misionit të EULEX-it.Thaçi në takim rikonfirmoi vizionin dhe përkushtimet e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi theksoi se bashkëpunimi i qeverisë me EULEX-in ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i mirë, dhe në interes të fuqizimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Nga ana e tij, shefi në largim i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, si dhe u shpreh se bashkërendimi i angazhimeve të qeverisë dhe EULEX-it, përmes Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit ka dhënë rezultate të mira.

Kermabon në vazhdim shprehu bindjen se ky bashkërendim do të vazhdojë të fuqizohet edhe në mandatin e shefit të ri të Misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)