19 Prill 2024

Telekomi duhet mbrojtur nga oligarkët që po përpiqen ta shkatërrojnë

Prishtinë, 5 maj - Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! sot mbajti mbledhjen e XXXVII-të.

Si zakonisht, kryetari Albin Kurti mbajti fjalën hapëse, ku bëri parashtrimin e situatës politike në vend.

Ndër të tjera Kryetari Kurti tha se, "përgjatë fushatës kundër PANhajnisë janë rritur shumë anëtarësimet e reja në Lëvizjen Vetëvendosje!."

"Muaji me më së shumti anëtarësime të reja në këtë vit është muaji që lamë pas, muaji prill. Para këtij, ishte marsi, duke ju falenderuar fushatës së grave e vajzave në Lëvizje, të cilat e shpallën marsin muaj të angazhimit të tyre. E tash muaji maj do të jetë muaj edhe me më shumë anëtarësime sesa prilli".

Fushata kundër PANhajnisë do të vazhdojë me tubime e aktivitete të tjera - tha Albin Kurti.

Ndërkohë u nënvizua se Telekomi i Kosovës duhet mbrojtur bashkë me punëtorët e tij nga tajkunët e ekonomisë dhe oligarkët që po përpiqen ta shkatërrojnë.

Në vazhdim, Kryetari përmendi edhe rëndësinë e zgjedhjeve lokale në komunat e veriut ku kandidatët e Lëvizjes janë e vetmja alternativë përballë kandidatëve të Vuçiqit e të Thaçit.

Këshilli, po ashtu, përmes votimit miratoi grupin punues për ndryshime statutore dhe bëri zëvendësimet e plotësimet për disa prej pozitave staturore për organet e Lëvizjes, përkatësisht në Komisionin Statutor, Komisionin Disiplinor dhe për Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, detyrë e cila iu ngarkua aktivistit Kreshnik Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)