29 Mars 2024

Të sëmurët me COVID-19 janë në gjendje stabile dhe 6 nga ta janë liruar

Prishtinë, 19 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott se situata pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë, është stabile dhe masat e marra nga Qeveria po e mbajnë gjendjen nën kontroll.

Ai theksoi se të sëmurët me COVID-19 janë në gjendje stabile dhe 6 nga ta janë liruar ta vazhdojnë shërimin në shtëpi, në vetëizolim.

Sa i përket situatës politike, Kryeministri Kurti bëri me dije se në këtë situatë të menaxhueshme nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se thirrja e presidentit është e pabazuar dhe e panevojshme.

Nga ana e tij, Ambasadori Abbott tha se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai bëri thirrje që të gjitha palët duhet të sigurohen që diskutimet dhe negociatat e tyre të zhvillohen në mënyrë që t’i sigurojnë të gjitha komunitetet në Kosovë, pa shkaktuar brengosje të shtuara që ndihen nga të gjithë në këto kohë të vështira.

Ai e siguroi Kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)