19 Prill 2024

Të pavërtetat e liderëve politikë

Prishtinë, 20 shkurt - Lëvizja “Fol” në raportin e radhës “Matësi i së vërtetës”, ka përzgjedhur pesë deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, ku në pesë deklaratat, tri prej tyre janë të kryeministrit Hashim Thaçi, një e presidentit Fatmir Sejdiu dhe një e ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni, janë vlerësuar si të pavërteta.



Anëtarët e kësaj lëvizjeje, e kanë cilësuar si të pavërtetë deklaratën e kryeminsitrit Thaçi, e publikuar më 8 shkurt të vitit 2008, lidhur me konfrimimet që posedon qeveria për njohjen e Kosovës nga 100 shtete. Sipas lëvizjes Fol, dy vjet pas shpalljes së pavarëësisë, Kosova është njohur nga 65 shtet, 35 më pak sa ka paralajmëruar kryeministri.

E pavërtetë është vlerësuar edhe deklratat e Sejdiut e dhënë më 17 shkurtit të këtij vitit, qe problemi i vetëm i yni në raportet me jasht mbetet Serbia e cila vazhdon politikën agresive kundër Kosovës. Në të kundërtët sipas anëtarëve të kësaj lëvizjeje, edhe pse janë vendosur marëdhënie diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marëdhëniet nuk janë të nivelit të duhur.

Deklarata e ministrit Hyseni, i cili ka thënë se në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ketë një numër të madh të shteteve që do ta njohin Kosovën në raportin “Matësi i së vërtetës” është vlerësuar si e pavërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë njohje simbolike atë ditë.

Ndërkohë deklarata e kryeministrit Thaçi se qeveria nuk pretendon ta kontrollojë asnjë medium, sipas anëtarëve të lëvizjes Fol është e pavërtetë. Kjo sipastyre dëshmohet edhe nga raporti i progresit i vitit 2009, ndërkohë që ata kanë marrë për bazë edhe letrën e EBU-së e cila ka shprehur shqetësimin dhe ka kritikuar kryeminisrin Thaçi për ndikim të madh në RTK.

Si e pavërtetë është cilësuar edhe deklarata e zëvendësi kryeministrit Kuçi lidhur me pagat retroaktive të ministrave deputet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)