23 Prill 2024

Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Prishtinë, 19 shtator - Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk kishte kuorumin e mjaftueshëm, megjithatë, kryetari Glauk Konjufca, në bazë të kompetencave të tij dhe në koordinim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që të enjten, më 22 shtator 2022, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare.

Kështu, të enjten nga ora 11:00 Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e

papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 15 shtator 2022, për të vijuar me pikat e papërfunduara në seancën plenare të 4 gushtit. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)