25 Prill 2024

Takohet Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike

Prishtinë, 31 tetor - Ministri i Administratës Publike dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ministrit Mahir Yagcilar ka thirrur për sot takimin e Këshillit të Ministrave për  Reformën e Administratës Publike.

Në këtë takim do të behët prezantimi dhe aprovimi i treguesve të Kontratës për Mbështetjen Buxhetore Sektoriale nga BE-së për reformën e administratës publike në Kosovë.

Po ashtu do të diskutohet zbatimi i obligimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, zotimi për zbatimin e rekomandimeve të dala nga analiza cilësore e agjencive të pavarura dhe agjencive të pavarura rregullatorë, etj.

Gjatë takimit pritet të nenshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit  në mes të Kuvendit dhe Qeverisë.

Edhe plani i veprimit për racionalizimin e agjencive të pavarura dhe organeve qendrore në kuadër të Qeverisë do të jetë në agjendë të këtij takimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)