19 Prill 2024

Takimi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal mbahet këtë muaj në Prishtinë

Prishtinë, 6 nëntor - Këshilltari i Kryeministrit, koordinator Nacional i Ballkanit Perëndimor 6 (WB6) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Gazmend Abrashi, takoi sot përfaqësuesit e  të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Takimi u organizua në bashkëveprim me Zyrën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim dhe në funksion të përmirësimit të bashkëpunimit ndërministror, me theks të veçantë koordinimin, bashkërendimin dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të RCC-së dhe implementimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale - MAP.

Në fokus të këtij takimi ishin edhe parapërgatitjet për takimin me përfaqësuesit nga RCC, i cili do të mbahet në Prishtinë gjatë këtij muaji.

Me kërkesë të Koordinatorit Nacional, përfaqësuesit e ministrive u dakorduan që të gjitha veprimet dhe aktivitetet të bëhen në bashkërendim të ngushtë me koordinatorin dhe përmes Zyrës së RCC-së, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)