28 Shkurt 2020

Tahirit po i shkelen të drejtat e njeriut përmes lincimit publik

Prishtinë, 9 tetor - Pas një videoincizimi të publikuar nëpër media ku pretendohet se dëgjohet zëri i S.T. dhe një personi tjetër, me një urgjencë kanë filluar hetimet ndaj personave të dyshuar për vepër penale pas së cilave, me vendim të Gjykatës Themelore  të Mitrovicës, dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit  prej një muaji për veprën penale të ushtrimit të  ndikimit.

KMDLNj nuk e paragjykon as fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve të arrestuar sepse këtë e kanë të garantuar me ligj dhe nëse shkelet ligji atëherë cenohet dhe shkelet parimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për presupozimin e pafajësisë.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, përgjegjësia është individuale dhe si e tillë hetohet, gjykohet dhe, në bazë të provave edhe merret vendimi nga gjykata kompetente.

KMDLNJ konsideron se të arrestuarit për vepër penale të ushtrimit të ndikimit janë persona të moshës madhore ndaj të cilëve nuk kërkohet masa e kujdestarisë prandaj, deri më tani, vetëm ata janë të dyshuar dhe nuk lejohet që, përmes interferimit të personave tjerë e që nuk janë të kriminalizuar sepse , jo që nuk ka prova por as dyshime të bazuara  t’i ipet këtij rasti një konotacion tjetër, përkatësisht një pretekst politik të një konteksti të mundshëm kriminal.

Fakti se të arrestuarit për vepër penale janë pjesë e familjes së kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nuk e bënë me automatizëm të dyshuar kryetarin e komunës prandaj është i palejueshëm raportimi ku në plan të parë nuk theksohen të arrestuarit por kryetari i komunës e që del të jetë  më i dyshuar se vet të arrestuarit.

Titujt si : “ arrestohet vëllau i kryetarit të komunës së Vushtrrisë ..”, “ Merret vendimi për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë ...” e të ngjashëm janë tituj paragjykues dhe linçus ndaj kryetarit Tahiri aq më parë që deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë dyshim për përfshirje në këtë vepër penale.

Në rastin konkret, KMDLNj vlerëson se kryetarit të Vushtrrisë, z . Xhafer Tahiri i shkelen të drejtat e njeriut, i cenohet personaliteti, dinjiteti dhe autoriteti, pa e provuar me asnjë fakt implikimin e tij në këtë vepër penale andaj, çdo paragjykim i rastit është ndërhyrje në punën e hetuesisë dhe përpjekje për ushtrim ndikimi në gjyqësorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)