23 Prill 2024

Tahiri, takoi ambasadorin turk në Kosovë Unler

Prishtinë, 24 gusht - Ministrja e Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë,Husrev Unler të shoqëruar nga sekretarja Sezi Anaç Ersoy.

Ministrja Tahiri, ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij të përkushtuar, për Kosovën, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha aspektet e interesit të ndërsjellët.

Në takim po ashtu, u bisedua, për procesin e reformimit të administratës publike, si një nga prioritetet kryesore të MAP-it. Më këtë rast ministrja Tahiri, shprehu vlerësime të larta për traditat administrative të shtetit turk.

Po ashtu, Tahiri tha se, disa  e përvojave në këtë drejtim janë të mirëseardhura për Kosovën. Në takim u bisedua edhe  çështje që kanë të bëjnë më sigurimin e për objektit për një qendër kulturore të Turqisë në Kosovë, ndërsa ministrja Tahiri shprehu përkushtimin e saj, në ketë drejtim.

Në fund, Tahiri i uroj ambasadorit suksese në misionin e tij të ri diplomatik në Argjentinë duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes për Kosovën.

Nga ana e tij ambasadori, ka theksuar se qëndrimi i tij në Kosovë, ka qenë i vlefshëm dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve po fuqizohen dhe zhvillohen çdo ditë e me shumë. Po ashtu, ambasadori, falënderoj për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me MAP-in. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)