28 Mars 2024

Tahiri po merr pjesë në konferencën e Rezolutës 1325

Prishtinë, 21 tetor  - Me ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Edita Tahiri, Ministre e Administratës Publike dhe Kryesuese e Lobit Rajonal të Grave mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në Vjenë me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim të grave, lidereve eminente nga pjesë të ndryshme të botës, u trajtuan përpjekjet, rezultatet dhe sfidat në rrugën e fuqizimit të grave në botë.  Në mesin e folësve të Konferencës ishinë Ursula Plasnik, deputete dhe ish Ministre e jashtme e Austrisë, Elizabet Rehn, ish- Ministre e mbrojtjes së Finlandës dhe Raportuese speciale e OKB në Balkan, Leslez Abdela, eksperte botërore për çëshjet e grave, Indu Pant Ghimire nga Nepali, Ruth Ochieng nga Uganda, Nepali, etj. 

Tema e Konferencës “Pjesëmarrja dhe lidershipi i grave  në situatat e konflikteve dhe ndërtimi i paqes” përqëndroi debatin në këmbimin e përvojave të grave në politikë, diplomaci, procese paqësore dhe siguri si dhe u diskutuan idetë dhe strategjitë për zbatimin e Rezolutës në periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare.

Ministrja Edita Tahiri në kumtesën e saj me titull “Paradokset e zhvillimit të lidershipit të grave në situatat e konfliktit dhe ndërtimit të paqes në Evropën Juglindore” trajtoi kontributin e madh të  grave në lëvizjen për liri dhe pavarësi të Kosovës, sfidat e fuqizimit të grave në periudhën e shtetndërtimit dhe ndërtimit të paqes, si dhe bëri një vlerësim për ndikimet e Rezolutës 1325 në procesin e gjithëmbarshëm të fuqizimit të grave në vendimarrje, procese paqësore dhe siguri.

Më pas ajo foli për veprimtarinë e Lobit Rajonal të Grave si një organizatë rajonale, e cila ka bashkuar gratë lidere në përjekjet për krijimin e një paqe të qëndrueshme në rajon dhe për përshpejtimin e intergimeve evropiane për gjithë vendet e rajonit.

Ndër të tjera, znj. Edita Tahiri tha se “fuqizimi i grave në vendimmarrje është një kusht i domosdoshëm në përpjekjet për fuqizimin e gjithëmbarshëm të grave në botë, duke theksuar se zbatimi i Rezolutës 1325 kërkon vullnet të qartë politik të të gjithë aktorëve në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nga kjo Konferencë dolën rekomandime të vlefshme për çështjet e grave, të cilat Ministria e Jashtme e Austrisë do t’i prezantojë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbahet më 25 tetor 2010 me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Rezolutës 1325 të OKB-së.

Në këtë Konferencë ishte prezent edhe Ambasadori i Kosovës në Austri, Dr.Sabri Kiqmari dhe sekretarja e parë e Ambasadës, Zana Rugova, si dhe ambasadorë tjerë nga vende të ndryshme.

Në kuadër të shënimit të dhjetvjetorit të Rezolutës 1325 , Ministrja Tahiri do të qëndroj javën tjetër në New York me ftesë të OKB-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)