29 Mars 2024

Tahiri filloi vizitën në Austri

Prishtinë,18 tetor - Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri filloi sot vizitën  saj zyrtare në shtetin e Austrisë. Gjatë kësaj vizite, ministrja Tahiri do të pritet në Qeverinë Austriake dhe institutet shtetërore  të këtij vendi.

Në agjendë janë konfirmuar takimet që ajo do të ketë  me  Beatrix Karl, ministër Federal i Shkencës dhe Hulumtimeve, Takim me Klaus Hartman, drejtor i Akademisë Austriake për Administratë Publike, si dhe me z. Konrad Pesendorfe, drejtor i Statistikave të Austrisë (STAT)  .

Ministrja e MAP-it do të pritet po ashtu edhe në Parlamentin Austriak, nga kryetari i Komitetit Parlamentar  për Politikë të Jashtme, dr. Josef Cap.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite e cila do të zgjas deri më 24 tetor 2010, znj. Edita Tahiri do të marrë pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare “ Pjesëmarrja dhe lidershipi i grave  në situatat e konflikteve dhe ndërtimi i paqes: Sfidat në të ardhmen” (“Women’s participation and leadership in  conflict situations and peace building: Challenges and the way forward “ ), që mbahet në kryeqytetin austriak,  në Vjenë.
Zyra për Komunikim në MAP në vazhdimësi do të sjell informacion mbi aktivitetin e ministres së MAP-it në shtetin austriak.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)