19 Prill 2024

Tahiri: Asociacioni do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 16 prill - Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka kërkuar që reforma shtetërore të jetë e guximshme, afatgjatë dhe strategjike.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka pranuar se administrata në vendin tonë ka të meta.

Sipas tij, ka shumë pabarazi në hierarki institucionale, funksione publike dhe në paga.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se nuk do të ketë kurrfarë koncesionesh në këtë proces.

Sipas tij, asociacioni do të jetë në plotëni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Drafti apo statute që do të hartohet do t’i dërgohet për vendim final Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila do të bëjë vlerësimin kushtetutshmërisë”, ka thënë Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)