19 Prill 2024

Swaziland njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 8 prill - Në  konferencë, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, prezantoj njohjen nga Swazilandi, njohje kjo e cila erdhi pas shume takimeve qe z.Pacolli kishte zhvilluar me ministrin e jashtem te këtij shteti F.M. Lutfo E Dlamini dhe shume përsonalitete te tjera të Mbreterisë së Swazilandit.

Nota verbale e Njohjes nga Swaziland, do të arrij në  Kosovë, të hënë, i ka thënë, Ministri, E Dalmini, z. Pacolli.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesen e strategjise per lobim, duke vlerësuar ngecje ne procesin e njohjes pasi që këtë vit vendi ynë është njohur nga vetem nje shtet.
 
Presidenti i AKR-së, e tregoi letrën para gazetarëve për njohje edhe nga Guinea e Re.

AKR kishte paralajmëruar këtë njohje në muajin dhjetor, pasi kishte pranuar një letër zyrtare ku thuhej se edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës është njoftuar për këtë njohje që i vjen Kosovës.

Z. Pacolli kërkoi përgjegjësi nga ministria e jashtme e Kosovës për këtë njohje, ai kërkoi sqarime për mosveprim dhe mos krijim të marrëdhënieve diplomatike me këtë Shtet.

Presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli, poashtu tha se asnjëherë nuk ka ndalur fushatën e tij të lobmimit duke deklaruar se e ka intensifikuar këtë fushatë, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti do ta njohin Kosovën edhe tri vende të tjera.
 
Pacolli vlerësoi se do të mund të tregonte me kompetencë të plotë se cilat janë këto vende, por për hir të korrektësisë, publikimi do të bëhet në momentin e njohjes së Kosovës nga këto shtete.

AKR, përmes liderit të  saj, z. Behgjet Pacolli do të vazhdoj edhe më tuje fushaten e lobimit, duke  intensifikuar edhe më shumë vizitat e tij nëpër vende të ndryshme qe ende nuk e kane njohur Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)