20 Prill 2024

Sveçla dhe Selmanaj ushtrojnë padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 15 shkurt - Në një njoftim për media, Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq ka njoftuar se për shkak të pengimit në përmbushjen e detyrës së Komisionit për ndriçimin e rastit të gjashtë shtetasve turq, si udhëheqësit e këtij Komisioni, përkatësisht nga pozitat e kryetarit, Xhelal Sveçla dhe nënkryetarit të komisionit, Driton Selmanaj, të hënën kanë ushtruar një padi në Gjykatën themelore të Prishtinës, departamentin për çështje Administrative.

Padia sipas tyre kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.

"Pretendimi i Kryesisë se zgjatja e mandatit bëhet vetëm me një kërkesë formale të bërë nga Komisioni brenda afatit 4 mujor, është i paqëndrueshëm meqë Ligji për Hetim Parlamentar, në të gjitha pikat e Nenit 6 njeh një afat prej gjashtë muajsh për tu përmbyllur mandati i një komisioni hetues."

"Kërkojmë nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, domethënë të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq", theksojn Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar.

Madje, edhe vetë dokumentet e Zyrës Ligjore të kuvendit njohin afatin gjashtëmujor si afat brenda të cilit një komision hetimor duhet të kryejë punën dhe të dorëzojë në Kuvend një apo më shumë raporte për çështjen e hetuar.

Kryesia e Kuvendit sipas tyre ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh.

"Si komisioni për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muaji i katërt i formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore", thuhet në fund të njoftimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)