18 Prill 2024

Subjektet politike kërkojnë që Kryeministri dhe Qeveria të votëbesohet

Prishtinë, 25 maj - Në tryezën e sotme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje subjektet politike të Republikës së Kosovës kanë derguar një deklaratë për media në të cilën thuhet se janë pajtuar që në situatën aktuale rruga e duhur për një qeverisje legjitime dhe demokratike janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të organizuara në kohën më të përshtatshme të mundshme por pa vonesa.

"Kryeministri nuk mund të vijojë qeverisjen dhe marrjen e vendimeve më tej, pa provuar në Kuvend shumicën. Andaj e ftojmë Kryeministrin dhe Qeverinë të votëbesohet dhe ta dëshmojë në Kuvend që mund të qeverisë", thuhet në deklaratën për media.

Po ashtu, së bashku me subjektet politike në Kuvend supbjetekte politike do ta ndërrmarrin nismën për të shqyrtuar në debat vendimet, një pjesë shumë problematike, të marra në mungesë të shumicës qeverisëse dhe duke anashkaluar Kuvendin e Republikës.

Diskutimi i temave jetike për vendin dhe vendimet strategjike sipas deklaratës duhet të diskutohen dhe merren në Kuvend.

"Aty jemi të mandatuar nga populli i Kosovës për ta kryer këtë detyrë."

"Tryezat e diskutimet duhet të na shërbëjnë për të konkretizuar organizimin e zgjedhjeve të reja nga të cilat duhet të burojë një shumicë qeverisëse e qartë, demokratike dhe e pavarur nga aktorë të tjerë, mospranues të Republikës."

Një tekst të tillë, pa ndryshime, pos LV, e nënshkruan edhe tri subjekte politike pjesëmarrëse, kurse në ditët në vijim presim konsultim dhe dakordim me subjektet e tjera pjesëmarrëse në tryezë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)