26 Shtator 2020

Steinberg: Do të punojmë për konsolidimin e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni është takuar sot me zv/sekretarin e shtetit amerikan James Steinberg, i cili po viziton Prishtinën.

Gjatë takimit shumë përmbajtjesor dhe miqësor, ministri Hyseni dhe zv/sekretari i shtetit amerikan Steinberg, biseduan për çështje të cilat kishin në fokus Kosovën dhe zhvillimet në të dhe rreth saj.

Ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesin me progresin në Kosovë dhe me zhvillimet e brendshme, ndërkaq nga ana e tij zv/sekretari amerikan i shtetit Steinberg i rikonfirmoi ministrit Hyseni mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën dhe shtetndërtimin e saj.

“Do të vazhdojmë të punojmë shumë për konsolidimin e shtetit të Kosovës”, theksoi mes tjerash Steinberg.

Temë e bisedës ishte edhe procesi i njohjeve, i cili nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësua si shumë i rëndësishëm.

Në vazhdën e kësaj teme, zv/sekretari i shtetit Steinberg e siguroi ministrin Hyseni për mbështetjen e mëtejme të SHBA-ve në çuarjen përpara të këtij procesi.

Në takim, gjithashtu u fol edh për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale e ato evropiane, përçka ministri Hyseni potencoi se “Kosova do të marrë pjesë në këto nisma e takim vetëm si e barabartë m shtetet e tjera”.

Në takim midis ministri Hyseni dhe zv/sekretari amerikan të shtetit Steinberg u rikonfirmuan edhe njëherë miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)