25 Prill 2024

SPRTK e shqetësuar me zgjedhen e drejtorit gjeneral te RTK-së

Prishtinë, 16 prill - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka theksuar se është e shqetësuar me mënyrën se si po tentohet të zgjedhet drejtori gjeneral i RTK-së.

Presioni për të votuar me vota të hapura sipas SPRTK-së nuk spjegohet ndryshe përveç se përpjekje për manipulim të procesit.

Gjithashtu zvarritja e votimit po bëhet me qëllim të rritjes së presionit ndaj disa anëtarëve të Bordit që të votojnë kundër bindjeve të tyre.

SPRTK i fton anëtarët e Bordit që të mos dorëzohen para presionit dhe shantazhit, dhe të gjitha këto t'i bejnë publike.

SPRTK kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të angazhohen që RTK ta ketë një Bord të Pavarur, profesional dhe të pandikuar në punën e tyre.

Më shumë se asnjehërë më parë kjo do të mund të realizohet tani, pasi që pothuajse gjysma e Bordit të RTK-së janë në proces të rizgjedhjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)