28 Mars 2024

Sot shënohet dy vjetori i miratimit të Kushtetutës

Prishtinë, 9 prill - Sot shënohet dy vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të vendit tonë. Me këtë rast presidenti Fatmir Sejdiu, organizoi një pritje për zyrtarët më të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi rëndësinë e miratimit të aktit më të lartë juridik të vendit tonë si akt historik, i cili shpreh vullnetin e popullit të Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës është garanti dhe fondamenti bazik i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, e cila i ka hapur kahet e zhvillimit të Republikës së Kosovës. Kushtetuta është tapi e Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se Kushtetuta e vendit është garanci për fjalën e lirë, lëvizjen e lirë, formulë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin e lirë të vendit tonë në të gjitha fushat.

Duke folur për miratimin me koncenzus të Kushtetutës së vendit, Presidenti Sejdiu i falënderoi të gjitha forcat politike të vendit për koncenzusin e arritur dhe për kontributin e tyre për zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kushtetuta e miratuar dhe veprimet e institucioneve tw Kosovës për zbatimin e saj, kanë dëshmuar se Kosova e ka mbajtur fjalën e saj që Plani i Ahtisaarit të zbatohet në përpikëri.

Sipas Presidentit Sejdiu, procesi i hartimit të Kushtetutës ka dëshmuar bashkëpunimin e fuqishëm në mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë dhe se do të ketë mbështetjen e popullit të Kosovës dhe të miqve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)