19 Prill 2024

Sot shënohet 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut

Prishtinë, 7 shtator - Sot në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 Shtatori, respektivisht 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, të cilët morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator të vitit 1990.

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Shkaku i masave anti Covid-19, mediat do të mund ta përcjellin aktivitetin nga Galeria e sallës së Kuvendit të Kosovës.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)