28 Mars 2024

Sot shënohet 22-vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së

Prishtinë, 5 mars - Me aktivitete të ndryshme të organizuara nga institucionet qendrore dhe lokale do të shënohet 22-vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari.

Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShTI ka kërkuar nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

 Epopeja nis me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishmëve do t’iu drejtohet kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu do të ketë seanca solemne edhe të Kuvendeve Komunale, ku do të mbahet edhe mbjellja e 59 fidanëve nga zyrtarët e komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga komunat përkatëse.

Me pas në kazermën “Adem Jashari” bëhet parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, ku trupave të FSK-së do t’iu drejtohen me fjalë rasti presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa OSMANI, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Nesër do të bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash nga tre liderët shtetërorë.

Po ashtu do të bëhen homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa me pas do te mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, historiani Agim Vinca, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Në ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, bëhen homazhe pranë shtëpisë së familjes Jashari, në Prekaz, ku do të marrin pjesë kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Osmani.

Ndërkaq ditën e fundit do të mbahet Nata e Zjarreve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku do të ndizen flakadanët, si dhe do të mbahet një program kulturor – artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)