28 Mars 2024

Sot pritet të përfundojë rinumërimi i votave

Prishtinë, 4 dhjetor - Sot pritet të përfundojë rinumërimi i votave për 40% të vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

"Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit të shkuar nga 40 për qind e vendvotimeve, ka hyrë në fazën përfundimtare", bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Ky rinumërim pritet të qartësojë, në radhë të parë, disa dilema dhe dyshime te subjektet politike se kishte manipulime me votat e kandidatëve për deputetë, brenda subjektit të njëjtë politik.

Udhëheqësi i qendrës së numërimit të votave Burim Ahmeti tha se procesi i rinumërimit të votave po vazhdon me një intensitet të shtuar. Ai beson se gjatë ditës së sotme do të publikohen rezultatet.

“Mendojmë se më 4 janar do të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime sa ishin gjithsej në procesin e rinumërimit”, ka thënë Burim Ahmeti, udhëheqës i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR).

Ndërkohë, KQZ-ja po i bën përgatitjet e fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skenderaj, Deçan dhe në dy vendvotime, një një Lipjan dhe tjetri në Malishevë.

Për këtë proces rivotimi, parashihen edhe tri ditë fushatë zgjedhore.

Ka premtime se do të ketë monitorim të rreptë të procesit. Parashihet që 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendës do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës së diel nëpër qendrat e votimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)