28 Mars 2024

Sot nis fushata e raundit të dytë zgjedhor

Prishtinë, 13 nëntor - Edhe zyrtarisht sot do të nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 nëntor.

Fushata e balotazhit do të zhvillohet në 19 komuna dhe do të zgjasë 5 ditë, ku kandidatët për kryetarë komunash do të shpalosin programin e tyre qeverisës.

Në komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për asamblistë, pas vendimit të KQZ-së  i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.

Kandidatët që garojnë janë:

Në Prishtinë Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja.

Në Gjakovë Ardian Gjini nga AAK-ja dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa

Në Gjilan Lutfi Haziri nga LDK-ja dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje

Në Dragash Selim Kryeziu nga LDK-ja dhe Shaban Shabani nga PDK-ja

Ne Istog Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja

Në Kaçanik Besim Ilazi nga PDK-ja dhe Basri Kodra nga VV

Në Klinë Sali Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK

Në Kamenicë Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja dhe Shaip Surdulli nga LDK-ja

Në Mitrovicë e Jugut Valdete Idrizi nga PDK-ja dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja

Në Obiliq Xhafer Gashi i AAK-së dhe Mehmet Krasniqi i LDK-së

Në Rahovec Smajl Latifi nga AAK-ja dhe Idriz Vehapi nga PDK-ja`

Në Podujevë Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Vetëvendosje

Në Prizren Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje

Në Shtime Naim Ismajli i PDK-së dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur

Në Suharekë Bali Muahrremaj i AAK-së dhe Sali Asllanaj nga LDK

Në Ferizaj Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK

Në Vushtrri Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK

Në Kllokot Strahinja Spaciq dhe Bozidar Dejanoviq

Në Malishevë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK-ja

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)