19 Prill 2024

Sot në Prizren nis samiti ballkanik

SHBA, 25 qershor - Presidenca e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e liderëve të shteteve të rajonit, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Presidentëve në Prizren nga 25 deri më 27 qershor.

Në kuadër të takimeve tashmë tradicionale të Presidentëve të rajonit, kësaj radhe nën organizimin e presidencës së Republikës së Kosovës do të mbahet Samiti në Prevallë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij takimi. Në të janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen: Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi; ai i Maqedonisë, Georgi Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Dy takimet e para janë zhvilluar në Vlorë të Shqipërisë dhe në Ohër të Maqedonisë.

Temë kryesore e Samitit të Prizrenit do të jetë bashkëpunimi ndërajonal.

Në këtë samit, që do të zgjasë deri më 27 qershor, do të diskutohet kryesisht për bashkëpunimin rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)