06 Shkurt 2023

Sot në Prishtinë, nis punimet Kongresi boteror per Persona me Aftesi te Kufizuara

Prishtinë, 8 dhjetor - Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC znj. Elvana Shala sot në Prishtinë, nisë punimet zyrtarisht Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”.

Kongresi organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.   

Kongresi botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara është një event 2 ditor që ka për qëllim bashkimin e personave me aftësi të kufizuara, organizatave relevante dhe akterëve institucional nga mbarë bota për të ndarë dhe shkëmbyer përvojat nga shtetet e tyre përkatese, me shtetin e Kosovës.

Marrë parasysh se Kosova është një vend i ri dhe ende në shtet-ndërtim, shkëmbimi i praktikave ligjore, infrastrukturore, sociale etj. me vendet më të zhvilluara në botë do ti ndihmonte personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Kosovë të kenë një jetë me dinjitet, të drejta më të barabarta, dhe integrim të plotë në shoqëri.

Bazuar në faktin se viti 2022 është shpallur zyrtarisht nga Qeveria e Kosoves si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, ky kongres do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vecanta në Kosovë që do të ndikoj direkt në përmirësimin e kushteve të jetës së kësaj kategorie.

Pjesëmarrës parashihet të jenë rreth 200+ persona me aftësi të kufizuara vendor si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të shoqërisë civile, zyrtar shtetëror, dhe diplomat nga mbarë bota.   

Zyrtarisht ne Kosovë kanë arritur 31 delegacione nderkombetare nga te 4 anet e botes. Te gjithë janë perfaqesues qeveritar, te organizatave qe punojne per te drejtat e njeriut te aftesise se kufizuar dhe jo vetem, pjesetar te agjencive te OKB-se , themelues te kompanive me renome boterore, dhe artist nga Bollywoodi.

Nder shtetet pjesemarrese jane SHBA-te Italia, Israeli, Austria, Belgjika Turqia, Bangladeshi, Sierra Leone, Kurdistani, Maqedonia e Veriut, Shqiperia, dhe Etiopia,
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)