28 Mars 2024

Sot mbahet seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit

Prishtinë, 21 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës, mblidhet sot në seancën e tij të parë plenare pas zgjedhjeve të para parlamentare në pavarësi.

Kjo do të jetë në të njëjtën kohë edhe seanca konstituive, ku deputetët do të bëjnë betimin dhe njëkohësisht, do të zgjedhin edhe strukturat e reja drejtuese të tij, si kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Në rendin e ditës së seancës konstituive te përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës është përcaktuar formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve  të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituese e zgjedhjeve me 34 deputetë, e cila sonte po mban një mbledhje të Kryesisë së saj, ka nënshkruar dje pasdite marrëveshje koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) me 8 deputetë, subjektin serb Partia e Pavarur Liberale (SLS), po ashtu me 8 deputetë, dhe me Grupin Gjashtë Plus të përbërë nga deputetë nga minoritetet tjera, që janë gjithsej 12.

Ndërsa dje, sipas njoftimeve të fundit është arritur marrëveshja edhe me Listën Ibrahim Rugova, e cila ka 1 deputet.

Sipas kësaj, në Kuvendin 120 anëtarësh në mazhorancë do të jenë 43 deputetë të komunitetit shumicë – shqiptarë, ndërsa llogaritet se numrat 61 apo edhe më shumë të votave të nevojshme do të arrihen edhe me minoritetet, që janë gjithësej 25 deputetë, por se që jo të gjithë, sipas ndonjë deklarate, do të votojnë për qeverinë e re të mandatuarit Hashim Thaçi dhe presidentin – kandidatin e marrëveshjes së koalicionit, Behgjet Pacollin.

Në opozitë janë 52 deputetë shqiptarë nga 95 sa janë gjithësej 27 të LDK, 14 të Lëvizjës Vetëvendosje dhe 11 të AAK (ishin 12 me deputetin e Listës Ibrahim Rugova).

Në opozitë, sipas paralajmerimeve, do ketë edhe deputetë nga minoritetet, por nuk dihet ende saktë numri i tyre. Nuk dihet sa nga 5 deputetët tjerë serbë, 4 të JSL dhe 1 i SDSKIM do të votojnë për institucionet e reja, edhe pse ka paralajmërime për disa prej tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)