29 Mars 2024

Skicimi i hartave të reja në Ballkan me pasoja të rrezikshme

Prishtinë, 31 maj - “Republika e Kosovës ka vizion të qartë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe, si gjithmonë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të Suedisë për jetësimin e këtyre këtij synimi madhor”, tha Presidenti i Republikës së Kosovë, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi lamtumirës që pati sot me ambasadorin e Suedisë, Lars Fredén, Ambasador i Suedisë në Maqedoni, jorezident për Kosovën.

Duke i shprehur falënderimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës gjatë kohë, Presidenti Sejdiu tha se Republika e Kosovës, gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë së saj, është dëshmuar si faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i prosperitetit në rajon.

Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu theksoi qartë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran i njohur tashmë nga 69 vende anekënd botës, kështu që idetë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, me skicime hartash, janë shumë të rrezikshme, do të kishin efekt domino dhe nuk do të përfundonin me Kosovën, por do të kishin pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin.

“Idetë e tilla kanë për qëllim nxitjen e konflikteve të reja në rajon, ndaj, si të tilla, janë tërësisht të papranueshme”, tha Presidenti Sejdiu duke bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare, e në veçanti BE-ja, t’ia bëjë të qartë në vazhdimësi Serbisë se qasjet e tilla destabilizuese nuk do të përkrahen asnjëherë.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu ripohoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë. Mirëpo, theksoi ai, Republika e Kosovës nuk do të pranojë kurrë që të bisedohet për çështje të statusit apo të integritetit territorial të vendit, sepse kjo çështje ka marrë fund një herë e përgjithmonë. 

Ndërkaq, ambasadori Lars Fredén ritheksoi se Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe kundërshton qartë çfarëdo përpjekje që ka për qëllim ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim, Presidenti Sejdiu i dorëzoi ambasadorit Lars Fredén një letër për mbretin e Suedisë Lartmadhërinë e Tij, Carl Gustaf XVI, të cilit ia uroi Ditën Kombëtare të Suedisë, 2 Qershorin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)