29 Nëntor 2020

Shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsion tendencë për ndërhyrje të pushtetit

Prishtinë, 20 tetor - Grupi për Studime. Ligjore dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për t’a shuar Task-forcën Kundër Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës është tejet shqetësues dhe është tendencë direkte e qeverisë për të shtrirë ndikim e saj dhe për të ndërhyrë në proceset hetuese të zyrtarëve të lartë politik dhe institucional.

Task-forca Kundër Korrupsion ishte krijuar me vendim të Qeverisë Nr. 02/110 në kuadër të Departamentit të Hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si një ndër hallkat kryesore në hetimin e korrupsionit të profilit të lartë.

Pa paragjykuar performancën e kësaj Task-force dhe rezultatet konkrete të kompetencave të saj, rikujtojmë që e njejta është lavdëruar si një ndër hallkat më të suksseshme në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe raportet ndërkombëtare si Raporti për Vendin dhe ato nga EULEX.

Për më tepër, të njejtat institucione kanë rekomanduar fuqizimin e kësaj Task-force, kurse qeveria, ka vepruar plotësisht kundër këtij rekomandimi duke e shuar atë në tërësi.

Ky vendim kundërthënës është marrë pa asnjë arsyetim të qëndrueshëm dhe në një kohë kur Kosova do duhej të ndërmarr hapa pozitiv në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, ndër të tjera, si parakusht për vendimin për liberalizim të vizave.

Është tejet shqetësues fakti që është shëndrruar në normë të pranueshme praktika që secili koalicion qeverisës, me të marrë pushtetin, shkarkon udhëheqës të institucioneve kyqe, për t’i zëvendësuar ata me individ partiak dhe në shërbim të interesave të tyre.

 Ky veprim vie në vazhdën e vendimeve të tjera të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, të cilat seriozisht minojnë përpjekjet e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vlen të theksohet që GLPS ka qenë njëra ndër organizatat kritikuese në kohën kur kjo Task-forcë është krijuar, për faktin që e njejta është themeluar me vendim të qeverisë. Mirëpo forma e krijimit të një mekanizmi nuk e arsyeston shuarjen e tij, pa argumente të qëndrueshme dhe transparente.

Prandaj, GLPS i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që seriozisht të rishikoj qasjen dhe të ndaloj përpjekjet për të ndikuar mbi mekanizmat përgjegjës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)