19 Prill 2024

Shteti turk do të vazhdojë të përkrah shtetin mik të Kosovës

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë, Orhan Erdem, i cili e përgëzoi ministrin për vazhdimin e detyrës dhe i uroi suksese Qeverisë së re të Kosovës.

Ministri Yagcilar, u shpreh mirënjohës për vizitën e Erdem dhe falënderoi qeverinë e Turqisë për mbështetjen e pandalshme  që po i jep Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar njoftoi zëvendësministrin Erdem me fushëveprimin e ministrisë, që ai drejton.

Në vazhdim, ministri Yagcilar dhe Erdem biseduan për realizimin e projekteve të reja duke shkëmbyer mendime për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe në fusha tjera.

Ministri Yagcilar theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë karakterizohen me miqësi, mirëkuptim dhe dialog dinamik në nivel të lartë.

Zëvendësministri Erdem tha se shteti turk do të vazhdojë të përkrah shtetin mik të Kosovës dhe do të promovon marrëdhënie të vazhdueshme në fushën e arsimit dhe në fusha të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)