13 Korrik 2020

Shteti i së drejtës, sundimi i rendit dhe ligjit prioritet e Ministres Haxhiu

Prishtinë, 18 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë si dhe prioritetet gjatë mandatit të saj.

Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu e ka uruar shefin e EULEX-it z. Wigemark për detyrën e re ndërsa kanë diskutuar edhe për rolin dhe mbështetjen që mund të ofroj ky mision në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministrja Haxhiu theksoi se shteti i së drejtës, sundimi i rendit dhe ligjit do të jetë prioritet gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë dhe për këtë, bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare është tejet i nevojshëm.

Nga ana e tij, z. Lars-Gunnar Wigemark, ka shprehur gatishmërinë në emër të misionit të cilin e drejton për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, në rolin mbështetës në fushën e sundimit të  ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)