29 Mars 2024

Shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të martirëve e heronjve

Prishtinë, 7 prill - Drenica nuk do të jetë më asnjëherë e diskriminuar apo e izoluar. Do të ketë vetëm mirëqenie dhe progres për këtë pjesë të Kosovës, e cila dha trima të pashembullt që i dhanë liri Kosovës.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke shtuar se asgjë nuk ndodh rastësisht, sepse lindi, u forcua dhe fitoi populli i Kosovës.

Në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, Thaçi kujtoi se anekënd Kosovës po përkujtohen martirët dhe heronjtë e kombit, teksa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë.

Dhembja e familjarëve të të rënëve për liri, sipas tij, përcjellë institucionet në vendimmarrje institucionet e vendit.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pati një mesazh për më shumë punë, në mënyrë që amaneti i të rënëve të vihet në vend.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, Rushit Veliu, tha se martirët e Polacit trasuan rrugën e së ardhmes, duke mbyllur kapitullin e luftës dhe duke hapur atë të lirisë.

Në nderim të jetës dhe veprës së të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, u bënë homazhe pranë varreve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)