21 Shtator 2018

Shqipëria së shpejti me Konsulatë Nderi në Gjilan

Gjilan, 10 janar - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune dhe koodinimi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për vazhdim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si në kulturë, arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, agro-kulturë dhe fusha të tjera.

Pas takimit është konfirmuar që në Gjilan, Republika e Shqipërisë do të bëjë hapjen e Konsullatës së Nderit dhe do të jap shërbime për gjithë regjionin e Gjilanit dhe më gjerë.

“Është një konfirmim që jemi koordinuar për bashkëpunim që nga aktivitetet e “Flakës së Janarit 2018”, e deri në fund të vitit 2018. Jemi në kalendarin kombëtar për shënimin e vitit të Skenderbeut me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe fusha të tjera që ndihmojnë rritjen e bashkëpunimit edhe mes bizneseve dhe qytetarëve, për të ndikuar në zhvillimin e të dy shteteve. Në muajin janar do të bëhet vendosja e bustit të Skenderbeut para institucionit të Komunës së Gjilanit. Ky është edhe Viti i Flamurit sepse sivjet kemi shënimin e 50-vjetorit të demonstratave më të mëdha për përdorimin e flamurit në Kosovë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kurse Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se në ciklin e vizitave që ka për udhëheqësit e komunave pas zgjedhjeve të fundit në nivël lokal, ka zgjedhur pikëtrisht Gjilanin sepse është Komuna me vizion të hapur dhe me nivel të lartë të bashkëpunimit, përkushtimit dhe vizionit të qartë për të ecur në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit.

Minxhozi, poashtu, ka bërë të ditur angazhimet e përbashkëta me Gjilanin në manifestimin mbarkombëtar “Flaka e Janarit…”, pastaj angazhimi i përbashkët për një aktyivitet për gjuhën shqipe, me pjesëmarrje nga shumë komuna të Shqipërisë, organizimin e përbashkët të panairit të produkteve bujqësore me qëllim të zhvillimit të agrobiznesit nga të dyja shtetet, aktivitete sportive me qendër Gjilanin etj.

“Në Gjilan pos gjithë këtyre aktiviteteve do të emërojmë një Konsull Nderi, e cila do të jap shërbime për gjithë këtë regjion, sepse Gjilanin ne e shohim si një vlerë të shtuar të marrëdhënieve tona,       për t’i lëvizur përpara aktivitetet që janë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit me rrethinë”, ka thënë ambasadori Minxhozi. 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)