03 Gusht 2020

Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

Prishtinë, 13 nëntor - Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, ka thënë se është bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave e quajtur Shengenin Ballkanik ndërsa bëri thirrje për aleanca tjera ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk nisë me Serbinë kjo punë, nisë Kosovë-Shqipëri vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare dhe Shkup zyrtar e Beogradi në fund sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në filtrim të vazhdueshëm me Moskën e (Vladimir) Putinit nuk mund të ketë prioritet, rrjedhimisht mendoj se edhe mbledhja e Novi Sad-it dhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”, ka theksuar Kurti.

Ai tha se Shqipëria zyrtare është dashur të pres formimin e qeverisë së re të Kosovës para çdo nisme rajonale.

“Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare një qeveri të re dhe të denjë të Kosovës shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës kur jemi në prag të formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, tha Kurti.

Autoritetet në Kosovë kanë refuzuar përfshirjen në nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa e kanë quajtur të pakuptimtë një gjë të tillë përderisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Partitë politike madje e kanë quajtur si pëprjekje për ringjallje të ish Jugosllavisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i hodhi poshtë vlerësimet e tilla ndërsa theksoi se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Të rezervuar janë shprehur edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina që kanë kërkuar kohë që të vlerësojnë këtë nismë rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)