20 Prill 2024

Shpend Ahmeti serish kryetar i Prishtinës

Prishtinë, 26 nëntor - Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe votat përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës dhe për kryetar të komunës së Prizrenit.

Gjithashtu, ka përfunduar edhe rinumërimi i votave i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të komunës së Dragashi, si dhe tri vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetarë të Rahovecit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka theksuar se shpallja e rezultateve pritet të bëhet gjatë ditës së hënë.

“Pas këtij procesi të sotëm, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim. Do të procedojmë tutje, pra, me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, që është mbajtur më 19 nëntor. Po besoj, që KQZ-ja këto rezultate do t’i shpallë gjatë ditës së nesërme, për çka do ta kemi një njoftim gjatë ditës së nesërme, në paraditen e së hënës”, ka thënë Elezi.

Megjithatë, sipas Elezit, certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, përfshirë edhe të balotazhit që u mbajtën më 19 nëntor, do të bëhet sipas afateve të parapara e ligj.

“Dihet që, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre, sërish në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pra, kjo është një procedurë e paraparë ligjore. Ka ndodhur zakonisht kështu edhe në proceset e mëhershme”, ka shtuar Elezi.

Megjithatë, rinumërimi dhe numërimi i votave me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka qenë publik dhe i qasshëm për medie dhe bazuar në rezultatet e publikuara nga numërimit i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe votat përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës, numrin më të madh të votave të përgjithshme e ka marrë Shpend Ahmeti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti ka marrë 861 prej votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ArbanAbrashi, ka marrë 733.

Në garën e balotazhit për komunën e Prishtinës, më 19 nëntor, Shpend Ahmeti nga LVV-ja kishte marrë 41 mijë e 401 vota, ndërkaq, Arban Abrashi nga LDK-ja, ka marrë 41 mijë e 164 vota.

Dardan Sejdiu nga LVV- ja, në një konferencë për medie ka theksuar se Vetëvendosje ka konfirmuar fitoren në Prishtinë dhe Prizren.

“Ne konfirmojmë dhe vulosim fitoren në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti vazhdon punën, me të cilin model u prezantuam në Prizren dhe kryetari Mytaher Haskuka fitoi besimin e qytetarëve të Prizrenit. Pra sot, konfirmojmë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Prishtinë, por edhe në Prizren”, ka thënë Sejdiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)