19 Prill 2024

Shoqëria civile nuk merr pjesë në punën e Komisionit për forcimin e procesit zgjedhor

Prishtinë, 19 qershor - Shoqëria civile ka bërë të ditur se ka pezulluar pjesëmarrjen në punën e Komisionit Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

"Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, Ne, organizatat e shoqërisë civile, anëtarë në Grupin Këshillëdhënës të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilin marrin pjesë Kryetarët e Grupeve Parlamentare, dëshirojmë të bëjmë të ditur për opinionin publik dhe të gjithë akterët relevantë të përfshirë në këtë proces, se do të pezullojmë pjesëmarrjen tonë në Grupin Këshillëdhënës deri në tërheqjen e këtij projektligji".

"Ne vlerësojmë, se projektligji aktual  është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës. Projektligji degradon parimet kryesore të jetës politike duke rrezikuar integritetin e tërë procesit të reformës zgjedhore, përfshirë edhe cenimin e pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike", theksojnë organizatat e shoqërisë civile.

Projektligji aktual sipas tyre dështon në adresimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas në financimin e partive politike, duke u mundësuar subjekteve politike të fshehin identitetin e kontribuesve financiarë të tyre, duke ngritur shumëfish lartësitë e këtyre kontributeve, duke ua zgjatur afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe duke i zvogëluar gjobat, në rastet kur partitë e shkelin ligjin.

Meqenëse Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk mund të shihet si pjesë e ndarë e Reformës Zgjedhore, dhe i njëjti sipas shoqërisë civile rrezikon këtë proces, ata kanë ka kërkuar që projektligji të tërhiqet apo të mos votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor është formuar në prill të këtij viti dhe ka si synim kryesor adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja.

Në këtë komision përveç përfaqësuesve të subjekteve politike, marrin pjesë edhe organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtar që kanë ndihmuar vazhdimisht institucionet vendore në ndërtimin e kapaciteteve për administrim dhe monitorim të procesit zgjedhor.

Ky aktivitet  mbështetet nga 100 organizata të shoqërisë civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)