19 Prill 2024

Shoqëria civile kërkon fillimin e reformës zgjedhore

Prishtinë, 25 shtator - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me mbështetje të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë organizon diskutimin mbi temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”.

Panelistë në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues të  partive politike, Lutfi Haziri (LDK), Arsim Bajrami (PDK), znj. Albulena Haxhiu (LVV), Ahmet Isufi (AAK), Bilall Sherifi (NISMA Social Demokrate) (TBC), përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet zgjedhore, si dhe institucionet e administratës zgjedhore.

Diskutimi do të organizohet në dy sesione. Sesioni i parë do të përqendrohet kryesisht në çështjet e identifikuara gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar dhe mundësitë për përmirësim për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, sesioni i dytë do të vërë theksin tek partitë politike dhe pozicionin e tyre kundrejt reformës zgjedhore.

Shoqëria civile konsideron se tanimë është koha për fillimin e reformës zgjedhore, dhe njëkohësisht inkurajon konsensus politik si parakusht për përfundimin me sukses të procesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)