23 Prill 2024

Shkëlzen Maliqit i ndalohet hyrja në Serbi

Prishtinë, 19 qershor - Përmes një komunikate, Kosovo 2.0 ka njoftuar për incidentin e radhës në kufirin Kosovë-Serbi, me ç’rast edhe një qytetar ndalohet që të marrë pjesë në aktivitete kulturore në Beograd.

Shkëlzen Maliqi, filozof e kritik i artit, njëherit edhe panelist në diskutimin rreth publikimit “Përtej” të paraparë për sonte në Beograd, sot u ndalua në Merdare.

Me të po udhëtonin edhe dramaturgu Jeton Neziraj, drejtorja ekzekutive e Kosovo 2.0 Besa Luci dhe fotografja e Kosovo 2.0 Majlinda Hoxha.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë. Ky vendim ishte bazuar në atë se, udhëtimi për në Beograd dhe pjesëmarrja në ngjarje vetëm sa do të kontribuonin në normalizimin e një praktike diskriminuese dhe trajtimit johuman të qytetarëve kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)