20 Prill 2024

Shkarkimi i ministrit Lekaj si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra

Prishtinë, 29 mars - Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori.

Hoti në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë qytetarëve të Kosovës që jetojnë atje.

Sipas tij shkarkimi i ministrit Lekaj është i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra.

“Është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.

Vetëm shkarkimi këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe ndaj deklaratës së ministrit Lekaj ka pasur edhe reagime të tjera. Ndër reagimet e ndryshme ishte edhe reagimi i ambasadorit britanik Ruari O’Conell, në një postim në Facebook.

O’Connell i ka dalë në përkrahje ambasadorit zviceran. Sipas tij është koha që vetë populli i Kosovës të veprojë kundër korrupsionit dhe krimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)