25 Prill 2024

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në procesin e dialogut

Prishtinë, 17 gusht - Në prag të takimit të nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” tha PSSP Ziadeh.

“Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë,” theksoi ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)