29 Mars 2024

Shefi i ri i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac sot merr detyrën

Prishtinë, 15 tetor - Sot, Xavier Bout de Marnhac edhe zyrtarisht do ta marrë detyrën e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ai e zëvendëson Yves de Kermabon i cili ka shërbyer si shef i misionit prej shkurtit 2008.

Në ditën e tij të parë në krye të misionit z. de Marnhac do ta vizitojë Presidentin në detyrë të Kosovës Jakup Krasniqin dhe Kryeministrin Hashim Thaçi.

“Po kalojmë në fazën tjetër të punës së EULEX-it. Në mandatin e tij të parë dhe nën udhëheqjen e shkëlqyeshme të shefit të parë të misionit, Yves de Kermabon, misioni është konsoliduar mirë dhe është duke e ushtruar plotësisht mandatin e tij thelbësor,” tha de Marnhac.

Duke i komentuar prioritetet e tij si shef i ri i EULEX-it, de Marnhac theksoi: “Shqetësimet e mia kryesore do të jenë ta rivendosë sundimin e ligjit në Kosovën veriore dhe të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu mezi pres t’i inkurajojë edhe dhe t’i mbështesë më tej institucionet vendase për sundimin e ligjit në ecjen përpara drejt standardeve evropiane sipas parimit të pronësisë vendase.”

Emërimi i de Marnhac është bërë për një vit me mundësi vazhdimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)