19 Prill 2024

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria

Prishtinë,  20 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate për media kanë mbështetur Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria.

"SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë", thekson Ambasada amerikane.

Me këtë riatdhesim sipas ambasades amerikane Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë.

"I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve", thekson ambasada.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)