29 Mars 2024

SHBA përkrah intitucionet e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues znj. Jesicca Long, shefe e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga znj. Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falendëroi atë për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.

Ndërsa znj. Long shprehi gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)