09 Korrik 2020

SHBA: Ndarja e Kosovës as që diskutohet

Washington, 9 qershor -Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg thotë se qëndrimi amerikan mbi statusin e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë.

Steinberg tha se nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan  se Kosova është e pavarur dhe sovrane.

Por-siç tha ai -ndërkohë që punohet  për këto çështje afatgjata ka rëndësi që të ketë një farë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sepse është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi. Nëse ndjekim qëndrime pragmatike pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës.

Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet. “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë shumë të qartë dhe të gjithë partnerët e kuptojnë, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, edhe ato vende që mund të kenë qëndrim të ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do të ishte një ide veçanërisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i një mundësie të tillë thellon tensionet duke e bërë të vështirë të punohet lidhur me çështjet praktike. Do të na duhet të punojnë në suazën e shtetit ashtu siç është tani dhe shpresoj se me kalimin e kohës do të gjejmë mënyrën për të punuar me kolegët tanë serbë në këtë suazë”.

Zoti Steinberg tha se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë. “ Jam i inkurajuar nga këto hapa përpara dhe nga gatishmëria e qeverisë, e presidentit dhe e kryeministrit për të treguar elasticitet dhe për të krijuar shanse që popullsia serbe ta ndjejë se ka zërin e saj si në veri edhe në jug, për të çuar përpara elementët bazë të planit Ahtisari dhe të zgjidhë disa nga problemet.

Ata duhet të ndërtojnë institucione të forta shtetërore, korrupsioni është një problem i madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është një problem i veçantë në Kosovë. Prandaj ne duhet të punojmë me ta. Ne kemi një numër programesh në Shtetet e Bashkuara për të fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por në tërësi ata mund të vlerësohen me një notë të mirë për përpjekjet e tyre”, vijoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)