16 Prill 2024

Server: Veriu i Kosovës nën kontrollin e plotë të Beogradit

Prishtinë, 3 mars - Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server ka deklaruar se veriu i Kosovës është nën kontrollin direkt të Beogradit, duke shtuar se atje nuk ka struktura paralele, por institucione serbe.

Kjo situatë është prezent aty që nga fundi i luftës dhe kështu do të mbetet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk bën diçka për të ndryshuar këtë gjendje, deklaroi Server në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në gjuhën serbe. Ai shprehet se personalisht përshëndet planin e Piter Feithit, me të cilin serbëve në veri të Kosovës u jepet "një shkallë e lartë e autonomisë, që është me vend", thotë ai.

Server tha se Beogradi ka të drejtë të mos e njohë Kosovën dhe se askush nuk do ta detyrojë ta bëjë këtë, por theksoi se Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk arrin ndonjë zgjidhje me Kosovën, përkatësisht, njohje de fakto të pavarësisë së saj.

"Serbia nuk mund të presë që të bëhet anëtare e BE-së dhe të mbajë pezull çështjen e Kosovës. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë bisedimet direkte pa ndërmjetësues, por në bazë të barazisë", ka porositur Daniel Server, nënpresident i Institutit Amerikan të Paqes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)