28 Mars 2024

Senatorët nga SHBA, Ron Johnson dhe Chris Murphy vizitojnë sot Kosovën

Prishtinë, 4 shtator - Senatorët nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA), Ron Johnson republikan nga Wisconsin dhe Chris Murphy demokrat nga Connecticut do të vizitojnë sot Republikën e Kosovës.

Në Prishtinë ata do të takohen bashkarisht me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e tyre në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Të dy senatorëve u është ndaluar një vizitë e planifikuar në Moskë, ku do të qëndrojë një delegacion i Kongresit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)