28 Mars 2024

Sejdiu: Unë jam shefi në LDK

Prishtinë, 1 tetor - Lidhja demokratike e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë që është e ndarë në dysh.  Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ali Lajqi i ka kërkuar publikisht shefit të partisë, Fatmir Sejdiut që të jep dorëheqje edhe nga pozita e të parit të partisë, sepse siç thotë Lajqi, ai është shkelës i kushtetutës.

“Unë mendoj se edhe partia duhet të bëjë ndryshime dhe nuk mund të sillet më me këtë koncept çfarë e kishte. LDK-ja duhet të mendoi, ky është mendimi im, jo i LDK-së, që Fatmir Sejdiu të mendoi brenda një jave ose 3 - 4 ditësh dhe të jep dorëheqje nga LDK-ja dhe ta ndihmoi partin që të jetë shumë më e fuqishme sepse kështu krijon një imazh jo të mirë. Sejdiu e dëmton imazhin e LDK-së”, tha Lajqi.
 
Menjëherë ka reaguar shefi i LDK-së, Sejdiu duke ia përkujtuar Lajqit se “unë jam shefi këtu”.  “Vetëm kryetari i LDK-së (unë) është i autorizuar të flasë për vendimet e LDK-së dhe askush tjetër nuk e ka këtë kompetencë dhe po ua rikujtoi askush tjetër”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se nuk e përkrah idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mirëpo tha se ka mundësi të mbahen brenda katër ose gjashtë muajve.

“Para mbajtjes së zgjedhjeve, duhet ta kemi ligjin zgjedhor dhe ta pastrojë listën zgjedhore”, tha Sejdiu.

Ndërsa partia më e madhe opozitare AAK, nuk e përkrah idenë e zgjedhjeve të parakohshme sepse lideri i saj, Ramush Haradinaj gjendet për rigjykim në Hagë.
Nënkryetari i kësaj partie Blerim Shala ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sipas afatit të caktuar dhe jo tash për shkak se Haradinaj gjendet në Hagë.

Mirëpo PDK-ja është kategorike për zgjedhje dhe nuk sheh tjetër mundësi për daljen nga kriza. Ndërsa është edhe kundër asaj që LDK-së t’ia jep edhe një mandat 5 vjeçar për president.

Pro zgjedhjeve është edhe AKR-ja dhe LDD-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)