19 Prill 2024

Sejdiu përuroi bibliotekën e Sh.F “Xhemail Mustafa”

Prishtinë, 14 prill - “Mendoj se është një traditë e filluar mirë dhe se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ka ardhur koha e zhvillimeve të shpejta për Kosovën dhe posaçërisht të gjitha zhvillimet mund të mbërrijnë nivelin e tyre të lakmueshëm atëherë kur ka dije, kur ka përgatitje të mirë”, tha Presidenti Sejdiu.

“E pashë se biblioteka është e kombinuar mirë edhe në rrafshe të ndryshme të krijimtarisë apo dijes, prej asaj që mund të quhet dedikim për fëmijët deri tek pjesët e studimeve të thelluara për nivelin që i duhet kësaj shkolle dhe uroj që vërtetë këto përpjekje të mira të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera të Kosovës dhe në qendra të tjera të rëndësishme”, tha Sejdiu, duke premtuar përkrahjen e tij për projektet e bibliotekave nëpër shkolla.

Duke premtuar kontribut konkret për pasurimin e fondit të bibliotekës së kësaj shkolle, Presidenti Sejdiu theksoi se hapja e bibliotekave të reja dhe pasurimi i tyre me sa më shumë tituj është e rëndësishme, për faktin se nxënësit duhet të nxiten sa më shumë që të lexojnë, sepse ata që lexojnë dhe mësojnë do të kenë gjithmonë rrugët e hapura.


Pas përurimit të bibliotekës, nxënësit e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” shfaqën një program artistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)