23 Prill 2024

Sejdiu: Kosova ka harmoni të madhe mes besimeve fetare

Prishtinë, 4 prill -  Kosova njihet dhe vlerësohet për harmoninë tradicionale midis besimeve dhe etnive, theksoi sot Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, në mesazhin e urimit me rastin e Festës së Pashkëve dhe Festës së Pashkëve Ortodokse që njihet si ditë e paqes, e dashurisë dhe e shpresës, si ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe e rikthimit të njeriut te vlerat më sublime shpirtërore.

Në mesazhin e urimit thuhet se Kosova është një vend që njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve dhe etnive të ndryshme. Këtë cilësi ne duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe më tej, ashtu siç e kanë ruajtur dhe e kanë formësuar të parët tanë pa dallim”, thekson presidenti Sejdiu.

Duke theksuar edhe një herë falënderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera demokratike të botës, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës, “urimet më të mira i shprehim edhe për përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në vendit tonë, për komandantët dhe ushtarët e KFOR-it, të cilët po punojmë me përkushtim për paqen dhe stabilitetin e Kosovës”, thuhet në mesazhin e urimit.

“Në këtë ditë të veçantë, t’i rikujtojmë me përulje të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë të dashur, si dhe të tregojmë edhe më shumë dhembshuri dhe solidaritet për të gjithë ata persona, të cilët kanë nevojë për dorën e shoqërisë dhe të shtetit", uron Sejdiu.

Në ditën e madhe të ringjalljes së Krishtit, “le të zotohemi së bashku për një të ardhme më të ndritur, më të qetë dhe më të begatshme për fëmijët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet Sejdiu, duke ritheksojmë me bindje të plotë se institucionet demokratike të Kosovës do të punojnë me vendosmërinë më të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen të lirë dhe të barabartë.

“Kosova është vend me një mozaik të jashtëzakonshëm vlerash nacionale, kulturore dhe shpirtërore. Si e tillë, ajo do të jetë një gur i çmuar më shumë në hartën e përbashkët të vendeve të lira evropiane, pjesë e së cilës ka qenë dhe do të mbetet përherë", përfundon mesazhi i Presidentit Sejdiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)