28 Mars 2024

Sejdiu: Kosova do të lëvizë shpejt në proceset e integrimit

Prishtinë, 14 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në konferencën e Liderëve të Rinj Evropian, që u mbajt në Prishtinë.

Presidenti Sejdiu i falënderoi organizatorët dhe të gjithë të pranishmit për organizimin e kësaj konference edhe për faktin se kësaj radhe nikoqire është Prishtina.

“Unë besoj se sikur që prezantoni vendet tuaja, ju prezantoni po ashtu edhe vlerat e gjeneratës së re, vlerat e demokracisë së vendeve nga vini. Andaj, për ne është shumë e rëndësishme që Prishtina këtë radhë është nikoqire e këtij tubimi kaq me peshë”, tha Presidenti Sejdiu.

Temat që ju do të trajtoni, vijoi Presidenti Sejdiu, janë me dobi të madhe për të gjithë ne. “Do të keni mundësi që të takoni shumë të rinj, do të keni mundësi që të shihni qytetin tonë, të shihni njerëzit tonë. Do të keni mundësi që të debatoni për çështjet që i keni në interesin e drejtpërdrejtë në fokusin e juaj të thellë”, tha Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, duke folur për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, Presidenti Sejdiu tha se Kosova, populli dhe institucionet e saj, kanë sfida nga më të ndryshmet, porse do të punohet në vijimësi për tejkalimin e tyre, në mënyrë që të lëvizim shpejt drejt proceseve të integrimit.

“Kosova është një shtet i ri, që ka pretencën të lëvizë shpejt në proceset integruese. Dëshira jonë e gjithmonshme dhe vizioni themelor është që të jemi shtet i të gjithë qytetarëve, atdhe i dashur për të gjithë. Sigurisht, kemi rezultate të mira, por kemi edhe sfida. Besoj se në pjesën e sfidave do të na ndihmoni në ecjet e mëtejshme, në debatet e mëtejshme”, tha Presidenti Sejdiu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)