25 Prill 2024

Sefaj i ofron Haradinajt dorëheqjen e parevokueshme

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e AKR-së, Flamur Sefaj i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar para disa ditësh dhe i ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e ministrit.

Në letrën e dorëheqjes, ministri Sefaj e ka informuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

“Për hir të opinionit bëjmë me dije se Ministri Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën së AKI-së, institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Sa i përket informimit të kryeministrit për këtë proces, AKI obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo.

Ministri Sefaj, sipas AKR-së, nuk ka qenë fare në dijeni se çka përfaqësojnë ata persona, por vetëm ka zbatuar ligjin i cili aktivizohet në rastet kur AKI vlerëson se po cenohet siguria shtetërore e Kosovës, ndërkohë që vlerëson jashtëzakonisht lart punën dhe angazhimin e Sefaj në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës.

“Ministri Sefaj, në vazhdimësi ishte i vendosur në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës së vendit, sikur në rastin e ndalimit të Marko Gjuriq, i cili hyri jashtëligjshëm në territorin e Kosovës si dhe shume detyra tjera, në mënyrë institucionale e dinjitoze me përgjegjësi e respekt ndaj shtetit, në rend të parë”, thuhet në komunikatën për media të AKR-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)